×
  • Lajme
  • Lajme / Asociacioni

    Ideja e Kurtit që Lajçaku ta çojë draftin në Venecia, Osmani: S’më është prezantuar ende formalisht

    Reporteri
    07 Qershor 2024 | 13:15

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media në Drenas është pyetur edhe rreth propozimit të kryeministrit Albin Kurti, që emisari sllovak, Miroslav Lajçak, duhet ta dërgojë në Komision të Venecias Draftin e BE për Asociacionin.

    Osmani ka thënë se për një ide të tillë të Kurtit ende s’është e njoftuar formalisht dhe tek pasi të ndodh një gjë e tillë, Osmani ka thënë se do ta shqyrtoj dhe më pas edhe ta japë qëndrimin e saj.

    “Nuk kam parë një ide të tillë formalisht. Kur prezantohet tek Presidentja, e shqyrtoj dhe pastaj iu njoftoj.Idetë që prezantohen në media, s’mund t’i shoh si formalisht të prezantuara”, tha ajo.

    Sipas Kushtetutës, përcaktimi i politikës së jashtme bëhet nga presidentja. Kurdo që prezantohet një ide e tillë e shqyrtoj”, ka thënë Osmani.

    Ajo tutje ka shtuar se është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesit të Kosovës dhe nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet.

    Është me rëndësi që çdo ide të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës dhe qytetarëve. Nëse vlerësohet që e ndihmon Kosovën, s’ka arsye që të mos përkrahet. Duhet të prisni edhe pak derisa ta diskutojmë në mënyrë formale këtë propozim”, ka thënë presidentja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!