×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohet një laborator droge në Obiliq, ka të arrestuar

    Reporteri
    16 Dhjetor 2021 | 16:30

    Një laborator droge është identifikuar në Shkabaj të Obiliqit të enjten, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, për rastin janë arrestuar dy persona.

    Ky laborator për prodhimin e substancave narkotike është identifikuar në bodrumin e shtëpisë së njërit prej të dyshuarve.

    Aty janë gjetur e sekuestruar rreth 700 bimë narkotike të gjatësisë mbi dy metra, të llojit kanabis.

    Sipas njoftimit, për këtë rast janë aplikuar masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit të hetimit. Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rasti për “kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!