Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli kërkoi bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës për “shtetëzimin e KEDS-it”.
 
Kërçeli tha se janë të gatshëm që ta bëjnë këtë vetëm se duan që të angazhohen edhe partitë opozitare të cilat, sipas tij, e kanë bërë të mundur shitjen e KEDS-it.
 
“Hajde po bëhemi të gjithë bashkë. Hajde po ulemi po punojmë të gjithë bashkë e po e kthejmë KEDS-in. Hajde po e shtetëzojmë KEDS-in. Hajde po e shtetëzojmë KEDS-in që ju e keni shit, hajde bashkë. Ju me e shitë KEDS-in e ne me u kthy vetë. Hajde bëhemi bashkë edhe po e kthejna KEDS-in. Po e kthejna në pronësi të Republikës së Kosovës. A jeni të gatshëm?” – tha Ilir Kërçeli.
 
Arben Mustafa nga PDK për ftesën e Ilir Kërçelit për “shtetëzimin e KEDS-it” tha se nuk i ka dëgjuar që prej kohës kur janë në pushtet ndërsa shtoi se kanë ardhur në pushtet me këtë plan.
 
“Keni ardhur në pushtet tu mos e hek kurrë fjalën “nacionalizim të KEDS-it prej gjashtë vjet që jeni në pushtet për herë të parë e nijta, po kush po ju ndal bre? Po numrat i keni. Nisne, nisne, birne në Kuvend. Po ke ardh në pushtet tu u fol tan kohën për nacionalizim të KEDS-it, sot e nijta për herë të parë prej juve. Vazhdoni sillni në Kuvend çka keni me sjellë edhe kemi me ju dhënë përgjigje.”
 
Kërçeli tha se edhe kur termocentralet e energjisë elektrike në Kosovë funksionojnë me të gjitha kapacitetet, prapë ekziston nevoja për import të energjisë elektrike.
 
“…edhe kur KEK-u prodhon në kapacitetet që i ka të gjitha, Kosova importon rrymë. Ju këtë e dini si ekonomist, tregoni bre qytetarëve, nuk jemi tu ba debat me inati, debat me të vërteta bre, hajde te sjellim një debat me të vërteta në këtë Kuvend o Arben po ju thu qytetarëve ka ra blloku e po duhet me importu. Ti e din që dhe kur prodhon keku duhet me importu rrymë.“ – tha Kërçeli.
 
Blerjen e energjisë elektrike me kosto prej 1 miliardë euro, Kërçeli e quajti si shpifje ndërsa pyeti se ku janë faktet.
 
Kësaj i reagoi deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, duke thënë se nuk janë shpifje për shkak se janë të dhëna doganore.
 
Ndërsa Kërçeli tha se 1 miliardë euro nuk janë të dedikuara për konsum në Kosovë por, sipas tij, nuk janë as 50% e kësaj shume të dedikuara për konsum.
 
“…1 miliard euro, po ta përsëris, nuk janë import për konsum në Kosovë, as 50% të tyre Burim, nëse ke fakte përndryshe të lutna, të lutna ekspozoj, dëgjom ajo rrymë që kalon, qysh e shpjegova në fjalim, në transmision nuk do me thënë që tani nuk regjistrohen në doganë edhe si dalje veç verifiko të lutna.“ – tha Kërçeli.