Incidenti mes Serbisë dhe Kosovës gjatë konferencës së organizuar nga OKB-ja në Tiranë për “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, sipas ministrit Fatmir Matoshi ka ndodhur si pasojë e rregullave strike të Kombeve të Bashkuara të cilat kërkojnë që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UNMIK-ut ose të përfaqësohet nga persona të qeverisë së Kosovës por të shoqëruar nga Zyrtarë të UNMIK-ut.
“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë më tepër me rregulla strike të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara të cilat kërkojnë që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UNMIK-ut ose të përfaqësohet nga persona të qeverisë së Kosovës por të shoqëruar nga Zyrtarë të UNMIK-ut”, tha thënë ministri Matoshi, shkruan Reporteri.net
Në dalje, ministri i Mjedisit në Kosovë, Fatmir Matoshi, tha se kjo nuk mund të ndodhë pasi Kosova është shtet i pavarur.
Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të qëndrojë bashkë me përfaqësuesit e Kosovës.
Ndërkohë, ministri Blendi Klosi, thotë se ka pasur një dakordësi me OKB dhe Serbinë para zhvillimit të konferencës dhe Kosova ka statusin e të ftuarit special.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.