×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati Policor blen 30 llaptopë në vlerë mbi 14 mijë euro

    Reporteri
    20 Prill 2022 | 20:30

    Mbi 14 mijë euro janë ndarë nga Inspektorati Policor i Kosovës për furnizim me llaptopë, shkruan Gazeta Reporteri.net.

    Për ta kryer këtë furnizim, ishin pranuar shtatë kompani, ku vetëm tri ishin shpallur të përgjegjshme. Në fund, tenderin e ka fituar kompania “Botek shpk”.

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 14 mijë e 418 euro, derisa nënshkrimi i saj është bërë me 15 prill 2022.

    Për numrin e llaptopëve që do të blihen me këto para kanë folur edhe nga Inspektorati Policor për Gazetën Online Reporteri.net.

    Nga ky institucion kanë thënë se nga ky tender do të blihen 30 llaptopë, edhe pse në njoftimin për dhënën e kontratës, shkaku u gabimeve drejtshkrimore, lë përshtypjen se është blerë vetëm një.

    “IPK do të furnizohet me 30 (tridhjetë) llaptop (kompjuter). Specifikacioni teknik për llaptopë (kompjuterë) është i parapërcaktuar në kontratën bazë të AQP-së (Brand Name Laptop – Model III). IPK ka dërguar ftesën për ofertim 16 OE-ve të cilët janë nënshkruese të kontratës bazë kornizë në mes të AQP-së dhe 16 OE-ve”, kanë deklaruar nga IPK’ja.

    Kompania fituese “Botek shpk”, sipas regjistrimit në ARBK, ka katër pronarë, të cilët ndajnë hise nga 20% secili. Ata janë Kushtrim Sela, Bahri Asllani, Hilmi Asllani, Sinan Asllani dhe Krenar Sela. Kapitali i kompanisë i deklaruar del të jetë 925,000.00€. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!