×
  • Lajme
  • Lajme

    Inspektorati Policor jep detaje rreth operacionit të arrestimit të rreshterit që vrau një person në Suharekë

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:12

    Inspektorati i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë rreshteri që dyshohet për vrasjen e një personi në Reshtan të Suharekës.

    Përmes një njoftimi për medie, IPK ka bërë të ditur se janë bastisur banesa e të dyshuarit dhe një shtëpi banimi.

    “Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast. Me urdhëresë të prokurorisë, hetuesit e IPK-së së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit në Suharekë dhe në një shtëpi banimi. Gjatë kësaj bastisje është konfiskuar një armë e tipit “Glock 9×19”, dy karikatorë si dhe disa fishekë. Të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së, trasnmeton Reporteri.net.

    Inspektorati Policor më tej thotë se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit në koordinim me Prokurorinë kompetente.

    Ndryshe, Reporteri.net mëson se Shefki Spahiu, rreshter policor është personi i dyshuar për vrasjen e Jetmir Alisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!