×
  • Lajme
  • Lajme

    Isa Mustafa mbledh partinë, për asgjë

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 15:40

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur mbledhje të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

    Siç njofton Zyra për Media e LDK’së, gjatë mbledhjes është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve në LDK, mbi platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor të vitit 2018.

    Në mbledhje gjithashtu është aprovuar struktura e pjesëmarrjes së delegatëve të degëve për Kuvendin e LDK-së.

    Po ashtu, kryesia është dakorduar që nga java e ardhshme, bashkë me kryetarët aktual të degëve, të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!