×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Thaçit: Korrigjimi i kufijve në tavolinë, veç po testohet opinioni publik

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 21:25

    Edhe ish-bashkëpunëtorët e Hashim Thaçit mendojnë se çështja e korrigjimit të kufirit me Serbinë është në tavolinën e bisedimeve.


    Fadil Hysaj, i cili ka qenë këshilltar i Thaçit në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër beson se korrigjimi i kufijve me Serbinë ka gjasa të ndodh, sepse sipas tij, kjo temë është në tavolinë dhe tash vetëm po testohet opinioni publik.

    “Në e dimë që për Kosovën ekziston një kanal sekret i komunikimit mes Washitngon-it dhe Moskës, nuk është zor me pa këtë. Mendoj që kjo është në tavolinë, tash është duke u testuar opinioni publik”, ka thënë ai, në Rubikon.

    Hysaj, më pas ka treguar edhe prej kujt është i rrezikuar vendi.

    “Kosova ka qenë e rrezikuar konstant nga elita vetëpatriotike e cila nuk ka bërë kurrë kurrgjë për krijimin e shtetit të fortë të Kosovës, i cili nuk ka me qenë i varur më prej pushteteve apo politikave që kanë me ardh prej një vendi tjetër”, ka thënë ai, duke shtur se në këtë rrafsh nuk hyn figura e Ibrahim Rugovës.

    Regjisori Hysaj, ndërsa ka folur për dashurinë ndaj flamurit ka thumbuar Vetëvendosjen, edhe pse nuk e ka përmendur me emër.

    “Si është e mundur që 11 vjet me pas këtë lloj refuzimi ndaj flamurit të Kosovës kur brenda këtij flamuri është Kosova, nëse kurrgjë s’ka tjetër, shenja kryesore është ky vendi dhe është dashtë një minimum dashurie ndaj këtij vendi që me respektu”, u shpreh ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!