×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-luftëtari i ISIS-it nga Kaçaniku që ishte në arrati, arrestohet në Vlorë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 17:34

    Ish-luftëtari i ISIS-it, Fitim Dema nga Komuna e Kaçanikut, është arrestuar në Vlorë të Shqipërisë.


    I njëjti ishte parë në disa fotografi që ishin publikuar së bashku me Lavdrim Muhaxherin, nga po e njëjta komunë. Ky i fundit është vrarë në Siri, si luftëtari i ISIS-it.

    Dema kishte për qëllim që të ikte përmes portit të Vlorës dhe të largohet në drejtim të shteteve perëndimore.

    Bile këtë gjë ka tentuar ta bëjë pasi që kishte siguruar dokumente të falsifikuara të Maqedonisë, raporton T7.

    Kujtojmë se Fitim Dema ka qenë edhe më parë i arrestuar në Kosovë, pasi që ishte kthyer nga Siria. Ai kishte qëndruar një kohë në paraburgim gjatë viti 2014.

    Për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm edhe është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj burgim. Shumicën e dënimit e kishte vuajtur.

    Por, me këtë gjë nuk kishte marr fund puna e tij me organet e drejtësisë.

    Ai ishte thirrur si dëshmitar edhe në një rast tjetër që kishte të bënte me terrorizëm.

    Por, thirrjeve të gjykatës nuk u ishte përgjigjur. E kur gjykata kishte urdhëruar arrestimin e tij ai ishte arratisur.

    Për këtë arsye në Kaçanik kishin shkuar Njësitet Speciale të Policisë, por Dema kishte arritur që tu shmangej organeve të rendit.

    Babi i Fitimit, Daush Dema duke folur për T7 ka treguar se djali i tij iu kishte shpëtuar policisë në mars të vitit të kaluar.

    “Me 13 mars ka kcy në ujë edhe policia e kanë sha, ky ja ka sha nanën kurr sun um zini”, deklaroi ai.

    Ndërkohë, Danush Dema tani është në dijeni se i briri i tij është arrestuar në Shqipëri.
    “Djali e ka nxjerr një pasosh fallc e dijnë edhe policia edhe ka me kallxu ai vet. Ka dashtë me shku në Gjermani e kanë zanë në Vlorë në Port edhe tash ëshë në burg, unë jam tu prit mos pe kthejnë në Kosovë, a e denojnë për fallc jam tu prit mos pe kthejnë në Kosovë”, shtoi ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!