×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Bumçi: Rama dhe Vuçiqi duan ta izolojnë Kosovën

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 17:07

    Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi mbajti fjalim në protestën e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Ballkanit të Hapur”.

    Sipas Bumçit, “Ballkani i Hapur” është një projekt i Ramës dhe Vuçiqit për të izoluar Kosovën.

    “Ballkani i Hapur legalizon regjimin autoritar. Do të autorizojë shkelësit më të mëdha të të drejtave. Ata që bën aleancë me krimin duan të bëjnë sikur janë garantuesit e paqes. Dhunuesit më të mëdhenj duan t’i paraqesin si mbrojtës. Kosova është njohur mbi 100 vende. Kur pritej një marrëveshje aleanca Rama-Vuçiç paraqiti projektin për ndarjen e Kosovës. Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë Kosovës. Ky projekt mori përgjigjen e merituar, dështoi. Por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me MiniShengenin dhe tani Ballkanin e Hapur. Duan të izolojnë Kosovën”, u shpreh Bumçi njofton A2 Cnn.

    Vuçiqi gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.

    Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!