×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-presidentja e Kosovës në listën e 100 njerëzve me reputacionin më të mirë në botë

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 8:47

     

    Ish presidentja e republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është përzgjedhur në listën e 100 personave më të nderuar në botë për vitin 2019.


    Jahjaga në këtë listë të publikuar nga firma udhëheqëse e konsulencës për menaxhimin e reputacionit, Reputacioni Poll International ka renditur atë si personi i tetë.

    Kjo listë përmban personalitete të shquara nga të gjithë fushat, si politika, feja, arsimi, filantropia, biznesi etj. Në këtë listë përshihen persona nga 44 shtet të gjithë botes.

    Personi më i vjetër në këtë listë është mbretëresha e njohur Elizabeta II, 92, ndërsa më e reja është Malala  nga Pakistani, e cila është 21 vjeçare.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!