×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zv/kryeministri serb: Daçiç do të nënshkruajë “shumicën e vendimeve të vështira”, një marrëveshje me Kosovën nuk dhemb edhe aq

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 10:26
    Ish-Zv/Kryeministri i Serbisë, Zarko Koraç

    Ri-emërimin e Ivica Daçiç për ministër të punëve të jashtme, ish-zv/kryeministri serb, Zarko Koraç e sheh në funskion të nënshkrimit “të marrëveshjeve të vështira”, vlerësoi ai për të përditshmen serbe “Danas”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Për atë që presidenti serb e paraqet si lajtmotiv në çdo performancë publike se “Serbinë e presin vendime të vështira”, Koraç thotë se këtu futet Daçiç. Veçanërisht, thotë ai, një marrëveshje në lidhje me Kosovën.

    “Shumica prej tyre [vendimeve të vështira] do të nënshkruhen nga Daçiç”, vlerësoi Koraç, i cili ishte zv/kryeministër në kohën kur Zoran Gjingjiç qeveriste me Serbinë.

    “Dhe kështu, ministri ynë i ri i vjetër i punëve të jashtme do të zbulojë se mbase nënshkrimi i sanksioneve kundër Rusisë dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën dhemb më pak se ç’ka menduar”, konkludoi ai.

    Daçiç në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 3 prillit ka garuar kryesisht me tri zotime: “Kurrë në NATO, kurrë sanksione ndaj Federatës Ruse, kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

    Ivica Daçiç, është emëruar përsëri ministër i punëve të jashtme, pozitë kjo të cilën e kishte mbajtur deri para katër viteve derisa ishte emëruar Kryetar i Kuvendit të Serbisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!