×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Dëshmia në Hagë

    “Ishte jetë a vdekje”, Clark: Nuk mund ta imagjinoni dhimbjen e njerëzve në Kosovë në 1999

    Reporteri
    17 Nëntor 2025 | 15:55

    Gjenerali amerikan, Wesley Clark po vazhdon dëshminë e tij në Hagë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Ai tha se kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, dha udhëzime që të sigurohen për paqet dhe të mos lejohet spastrim etnik, ndërsa shtoi se “bëmë çfarë kishin në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës”.

    Clark shtoi se bëhej fjalë për jetë a vdekje, për vrasje, persona që kishin frikë për jetën e tyre, që u plaçkiteshin shtëpitë nga fqinjët e tyre.

    “Kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, unë dhashë udhëzime të qarta, u thash që të sigurohemi që të ketë paqe, të mos lejojmë spastrim etnik, dislokuam forcat, bëmë çfarë kishim në dorë për të zvogëluar aktet e dhunës. Keni parasysh, këtu flitet për jetë a vdekje, për vrasje, persona që ju kanë marrë sendet personale, që kishin frikë për jetën e tyre, që plaçkiteshin shtëpitë e tyre nga fqinjët, se imagjinoni dot dhimbjen e këtyre njerëzve. As ne se kemi kuptuar siç duhet. Në javën e tretë të korrikut shkuam në Prishtinë, dhe ndaluam te KFOR-i, me qindra mijëra persona dolën në rrugë dhe na kontaktuan., Kjo ishte mirënjohje nga ana e tyre për shkak se larguam shtypjen prej serbëve, ishin ndjenja të forta”, tha Clark gjatë dëshmisë së tij në Hagë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!