×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili ka një lajm për barnat

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 10:18

    Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se pas një pune disamujore është hequr edhe lista e pritjes për regjistrimin e barnave në AKPPM.

    Ismaili ka thënë se me heqjen e kësaj liste, numri i barnave që do të jenë prezentë në tregun e Kosovës do të rritet dhe qytetarët do të kenë më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre.

    “Pengesat burokratike kanë penguar konkurrencën dhe nga kjo kanë pësuar pacientët, që nuk i kanë gjetur në Kosovë barnat për të cilat ata kanë pasur nevojë. Sot jam njoftuar nga AKPPM-ja se pas një pune disamujore është hequr edhe lista e pritjes për regjistrimin e barnave, duke krijuar një klimë për t’u trajtuar të gjitha lëndët shpejt dhe drejt. Me heqjen e kësaj liste, numri i barnave që do të jenë prezentë në tregun e Kosovës do të rritet dhe qytetarët do të kenë më shumë zgjidhje për sëmundjet e tyre”, ka thënë Ismaili.

    Ministri i Shëndetësisë thotë se ky hap dhe heqja e listës së pritjes në dhënien e banderolave që kishte ndodhur para dy muajsh, po mundësohet që AKPPM-ja ta përmbushë misionin e saj për mbrojtjen e shëndetit publik të popullatës përmes garantimit të cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të barnave në Republikën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!