×
  • Lajme
  • Lajme / Fatalitet

    Istog: Një i vdekur e nëntë të lënduar nga një aksident i rëndë

    Reporteri
    31 Korrik 2023 | 23:26

    Një aksident i rëndë ka ndodhur orëve të vona të mbrëmjes në fshatin Dobrushë të Istogut, ku të përfshira kanë qenë dy vetura dhe një traktor.

    Në një deklarim për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se nga ky aksident ka vdekur një person, e nëntë të tjerë janë të lënduar.

    “Sipas konstatimit të mjekut, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi Gashi për Reporteri.net.

    Ende nuk dihen shkaqet që quan deri te ky aksident fatal.

    “Njësitë kompetente po merren me rastin”, tha tutje Gashi. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!