×
  • Lajme
  • Lajme

    Ivica Daçiq mbanë shpresë në Gjykatën Speciale

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 16:46

    Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se shpreson se Gjykata Speciale do të ngrisë aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’së, në vjeshtë të këtij viti.


    “Informacionet na tregojnë se aktakuzat e para mund të ngriten në vjeshtë dhe mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë, një gjë shumë pozitive nëse edhe ndodh. Nëse nuk ndodh, atëherë ky do të jetë vetëm një justifikim i radhës për t’i mbrojtur krimet e separatistëve në Kosovë, ashtu siç bëri Tribunali paraprak i Hagës”, ka thënë Daçiq para gazetarëve.

    Sa i përket situatës së krijuar së fundmi në Libi, ku dy fraksione ushtarake po luftojnë mes vete, Daçiq u ka bërë thirrje qytetarëve serbë atje që të kenë kujdes të shtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!