×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Izolohen’ liderët kosovarë

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 9:20

    Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në INTERPOL etj. Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë zhvilluar mesatarisht nga një vizitë në muaj.

    Tre krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si INTERPOL-i etj. Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë pasur mesatarisht nga një vizitë në muaj jashtë vendit.

    Gjersa kreu i shtetit më së shumti ka udhëtuar deri në tri herë brenda muajit, kryetari i Kuvendit jashtë territorit të Kosovës ka dalë më së shumti dy herë në muaj. Ndërkaq më së paku gjatë këtyre muajve ka udhëtuar shefi i ekzekutivit, i cili nuk ka realizuar më shumë se një vizitë zyrtare brenda 30 ditëve. Madje gjatë muajit janar të këtij viti i pari i Qeverisë nuk ka udhëtuar asnjëherë jashtë vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!