×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga sfidon Thaçin, Haradinajn e Veselin për t’u bërë “kopështarë”

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 16:55

    Ish-presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, ka vendosur që të bëjë “kopështarë” tre krerët e shtetit, Thaçin, Haradinajn e Veselin.

    Ajo i ka ftuar presidentin, kryeministrin e kryeparlamentarin për të mbjellë një pemë në kuadër të thirrjes “mbjell një pemë”, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera, Jahjaga ka ftuar edhe ambasadorët e shteteve mike të Kosovës që të bashkohen në këtë sfidë dhe të mbjellin një pemë.

    “Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Hajradinaj, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Ambasadorin Philip Kosnett, Ambasadorin Christian Heldt, Ambasadorin Ruair O’Connell, Ambasadorin Piero Sardi, dhe Ambasadorin Didier Chabert”, ka shkruar Jahjaga.

    Ndërkohë, ish-presidentja bëri të ditur se ajo mbolli sot një pemë tek shkolla e mesme e saj, duke u bashkuar kështu në sfidën që po qarkullon.

    Ndryshe, këtë sfidë e ka nisur zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi, e cila para disa ditësh mbolli një pemë afër banesës së saj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!