×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Jakup Nura e krahason Dimal Bashën me magarin

    Reporteri
    26 Gusht 2025 | 10:41

    Para vazhdimit të seancës konstituive, deputeti i PDK-së, Jakup Nura ka thënë se propozimi i VV-së për Dimal Bashën ka qenë befasi, ndërsa nuk kurseu as ofendimet në drejtim të tij.

    Sipas tij, duke përdorur një shprehje që siç tha ai të ushtrisë, duke ju referuar Dimal Bashës, Nura tha “më mirë është një luan me i pri 100 magarëve, se një magar 100 luanëve”.

    “Ka qenë befasi. Ne kërkuam të marrim një pauzë, dhe të njoftohemi a është i vërtetë qëndrimi i tyre”.

    Ne në ushtri e kemi një term i cili thotë, më mirë është një luan me i pri 100 magarave, se një magar 100 luanave. Tash, Dimal Basha me qenë i pari i Kuvendit, mendoj që është një fyerje për votuesit e VV-së dhe fyerje për votuesit e tërë Kosovës”.

    Tu e llogarit që Dimal Bashën e kanë vu, tani presim që çdo njënin”, shtoi tutje ai.

    Dimal Basha nuk i meriton votat për të parin e Kuvendit”, tha Nura.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!