×
  • Lajme
  • Lajme

    Janë mbyllur 22 lokale masazhi në Kosovë, kishte punëtore nën moshën 18-vjeçare

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 11:33

    22 lokale të masazhit janë mbyllur nga Policia e Kosovës, në operacionin e organizuar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Administratës  Tatimore të Kosovës.


    Ky aksion ka rezultuar me inspektimin e 48 lokale të cilat veprimtarinë e tyre e kanë masazhin, ku vetëm gjatë këtij vitit, janë arrestuar 18 persona.

    Policia ka bërë të ditur se janë hasur edhe dy punëtore të mitura.

    “Të inspektuara 48, 22 të mbyllura kundër parregullsive, 212 punëtorë, 20 shtetas të huaj, 11 të Shqipërisë, 6 Tajlandës. Janë hasur edhe 5 punëtore nën moshën 18 vjecare. Kemi pasur dy raste në dy lokacione ku janë arrestuar 9 persona. Në total në vitin 2019, raste në sallone masazhi janë 18 persona. Në 2018 kemi pasur 18 raste me gjithsej 44 persona të arrestuar”, u tha në një konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!