×
  • Lajme
  • Lajme

    Janjiç: Asociacioni, temë për vitin tjetër

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 10:34
    Publicisti serb, Dushan Janjiç

    Kërkesa serbe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është në plan vetëm për vitin tjetër”, ka thënë publicisti dhe gazetari serb, Dushan Janshiç për televizionin sebr “Prva”, tansmeton gazeta online Reporteri.net.

    Në lidhje me pajtimin për të pranuar udhëtimin me letërnjoftime mes Kosovës dhe Serbisë, Janjiç tha se tash e tutje do të pasojë tema e lejimin të ndërsjellë të pasaportave.

    “Tani do të jetë radha e pasaportave, nëse policia kosovare e vulos, policia serbe e anulon. Mendoj se zgjidhja finale rreth dokumentave do të vonohet përsëri”, tha ai.

    Zgjidhjen e çështjeve që buruan së fundi mes Kosovës dhe Serbisë, Dushan Janjiç tha se nuk e sheh si çështje të zgjidhshme “qysh nga nesër”.

    Kohëve të fundit Serbia pranoi që të lejojë udhëtimin me letërnjoftime kosovare, pa u lëshuar dokumente shtesë shtetasve të Kosovës. Kjo pasi masë reciproke për lëshimin e këtyre dokumenteve nisi edhe Qeveria e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Temë e pazgjidhur sidoqoftë është çështja e targave ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për targat e serbëve në pjesën veriore të vendit.

    Qeveria e Kosovës, qysh më 1 shtator, nis ndalimin e tyre, me ç’rast u ka dhënë afat 60 ditësh qytetarëve serbë të Kosovës t’i konvertojnë ato në RKS.

    Serbia, në anën tjetër, ka refuzuar të ndalojë prodhimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!