×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia e sheh dialogun si zgjidhje të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë

    Reporteri
    02 Prill 2024 | 13:00

    Ministrja japoneze e Punëve të Jashtme, Yoko Kamikawa është takuar me homologen e saj nga Kosova, Donika Gërvalla, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ministria japoneze e Punëve të Jashtme ka njoftuar se dy ministret për 45 minuta kanë biseduar për disa çështje.

    Kamikawa ka deklaruar se Japonia vlerëson rëndësinë e madhe për prosperitetin e qëndrueshëm nëpërmjet anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

    Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kamikawa ka thënë se Japonia mbështet zgjidhjen e çështjeve nëpërmjet dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja dhe se është e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut dhe kryerjen e obligimeve nga implementimi i aneksit të marrëveshjes.

    Dy ministret gjithashtu kanë diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik.

    Kamikawa ka përmendur fabrikën e kërpudhave japoneze “shiitake” në Kosovë, e cila, sipas saj, është një prej më të mëdhave në Evropë.

    Ajo gjithashtu ka vlerësuar përkrahjen e Kosovës për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!