Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Slavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.
Në përgjimin e ri të publikuar nga gazeta Nacionale dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.
“Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Por, po se nuk do të thyhej veç ty koka, por edhe Kryeministrit Kurti do t’i thyhej koka të gjithëve me rend, nëse do të thoja këtë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thotë Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka..”
E një mesazh të Radojiçiqit, deputeti Slavko Simiq ia lexon shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.
Gjithashtu, Milan Radojiçiq vazhdon i ankohet shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga ana e shtetit të Kosovës.
“Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.
Kusari poashtu e pyet për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.