×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeremiç do të propozojë platformë të re për negociatat me Kosovën

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 11:04
    Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç

    Grupi Parlamentar i Partisë Popullore Serbe (PPS) do të propozojë platformë të re të negocimeve me Kosovën, tha kryetari i kësaj partie, Vuk Jeremiç, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    Një propozim të tillë, tha Jeremiç, do t’i dorëzohet edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili, “duhet të pranojë”.

    Nëse Vuçiç e refuzon, tha ai, presidenti serb duhet të paraqes propozim të tij.

    “Plaforma jonë duhet të reflektojë unitet nacional dhe të ketë mbështetjen e të gjithë aktorëve politikë”, ka thënë ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiç.

    “Negociatat me Kosovën duhet të prezantohen brenda koznizës institucionale dhe përfundimisht të bëhet me dije se çfarë autorizohet dhe çfarë duhet të bërë në lidhje me Kosovën”.

    Partia Popullore Serbe, përkatësisht deputetët e saj, në një seancë të thirrur për të diskutuar rreth Kosovës, “do të vendosin një vijë rreth ngjarjeve [me Kosovën] për këto dhjetë vitet e fundit”, u shpreh Jeremiç, përcjell “Reporteri.net”.

    Këto ngjarje që do të diskutohen nga partia e Jeremiç, ai tha se do të tregojnë “shkeljet e drejtpërdrejta të ligjit dhe Kushtetutës së Serbisë”.

    “Ne do të tregojmë se më 2013 Kuvendi i Serboisë miratoi rezolutë për Kosovën, ku thuhet se gjithçka që është arritur në Bruksel duhet të shoqërohet me miratimin e ligjeve kushtetuese, në mënyrë që gjithçka të futet brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”, vazhdoi ai.

    “Sidoqoftë, as edhe një ligj kushtetues nuk është miratuar, dhe ata dorëzuan të gjithë institucionet në veri [të Kosovës], gjyqësorin, policinë, sistemin energjetik dhe i dhanë Prshtinës numër telefonik ndërkombëtar”, u shpreh mes tjerash ai.

    Partia e Jeremiç më 8 gusht thirri për seancë të jashtëzakonshme

    Partia Popullore Serbe më 8 gusht dorëzoi iniciativë në Parlamentin e Serbisë për të thirrur urgjentisht “seancë speciale” për të diskutuar rreth Kosovës.

    Në këtë inciativë të kësaj partie ftohet edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të raportuar para deputetëve për situatën në Kosovë.

    “Duke pasur në mend se zbatimi i vendimeve nga Prishtina për dokumentet identifikuese si dhe regjistrimin e veturave u shtye për 30 ditë, si dhe takimi që Presidenti do të ketë më 18 gusht në Bruksel, ne besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi Kombëtar, pas një diskutimi gjithëpërfshirës, të kalojë aktet relevante në terme të ruajtjes së integritetit territorial, sovranitetin, të drejtat dhe interesat e Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë”, thuhet në iniciativën e PPS-së.

    Siç raportonte Danas, hera e fundit kur ishte thirrur seancë për të diskutuar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ishte maji i vitit 2019.

    Ajo seancë u bojkotua nga shumica e deputetëve të opozitës pas vendimit për bojkotimin e punimeve të Kuvendit/Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!