×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeremiç ka një “shpjegim” se pse Vuçiç pranoi letërnjoftimet e Kosovës

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 11:22
    Aleksandër Vuçiç dhe Vuk Jeremiç

    Serbia është e vetmja që bëri koncesione ndaj Kosovës duke ua njohur letërnjoftimet, tha Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç, raportoi “Danas”, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.

    “Asgjë në këmbim të këtij koncesioni nuk iu dha Serbisë”, tha Jeremiç.

    Se pse Serbia ia njohi Kosovës letërnjoftimet, Jeremiç e ka një shpjegim.

    “Që ta anulojë paradën evropiane të krenarisë ‘Europride’”, beson ai.

    “Besoj se [Aleksandar] Vuçiç e bëri atë koncesion që të anuloj ‘Europride’-in pa pasoja madhore në Bruksel, pasi e pa që është skajshmërisht jo popullore. Kjo është skandaloze”, i tha ish-kryediplomati serb gazetës “Danas”.

    Më tej, ai tha se në seancën parlamentare të radhës ku do të diskutohet për Kosovën, partia e tij do të propozojë “kornizë institucionale për dialogun me Kosovën”.

    “Është saktësisht për këtë arsye që Partia Popullore Serbe do t’i propozojë kuvendit kornizë institucionale se si duhet negocuar në të ardhmen”, u shpreh ai.

    Ai tha se do të kërkojnë koncensus rreth kësaj, ngase siç vazhdoi të thotë, “çështja e Kosovës është skajshmërisht e rëndësishme dhe kërkon unitet shtetëror”.

    Për çfarë platforme e ka fjalën Jeremiç?

    “Negociatat me Kosovën duhet të prezantohen brenda koznizës institucionale dhe përfundimisht të bëhet me dije se çfarë autorizohet dhe çfarë duhet të bërë në lidhje me Kosovën”, ka thënë ai ditë më parë.

    Partia Popullore Serbe, përkatësisht deputetët e saj, në një seancë të thirrur për të diskutuar rreth Kosovës, “do të vendosin një vijë rreth ngjarjeve [me Kosovën] për këto dhjetë vitet e fundit”, u shpreh Jeremiç, përcjell “Reporteri.net”.

    Këto ngjarje që do të diskutohen nga partia e Jeremiç, ai tha se do të tregojnë “shkeljet e drejtpërdrejta të ligjit dhe Kushtetutës së Serbisë”.

    “Ne do të tregojmë se më 2013 Kuvendi i Serboisë miratoi rezolutë për Kosovën, ku thuhet se gjithçka që është arritur në Bruksel duhet të shoqërohet me miratimin e ligjeve kushtetuese, në mënyrë që gjithçka të futet brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”, vazhdoi ai.

    “Sidoqoftë, as edhe një ligj kushtetues nuk është miratuar, dhe ata dorëzuan të gjithë institucionet në veri [të Kosovës], gjyqësorin, policinë, sistemin energjetik dhe i dhanë Prshtinës numër telefonik ndërkombëtar”, u shpreh mes tjerash ai.

    Partia e Jeremiç më 8 gusht thirri për seancë të jashtëzakonshme

    Partia Popullore Serbe më 8 gusht dorëzoi iniciativë në Parlamentin e Serbisë për të thirrur urgjentisht “seancë speciale” për të diskutuar rreth Kosovës.

    Në këtë inciativë të kësaj partie ftohet edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të raportuar para deputetëve për situatën në Kosovë.

    “Duke pasur në mend se zbatimi i vendimeve nga Prishtina për dokumentet identifikuese si dhe regjistrimin e veturave u shtye për 30 ditë, si dhe takimi që Presidenti do të ketë më 18 gusht në Bruksel, ne besojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi Kombëtar, pas një diskutimi gjithëpërfshirës, të kalojë aktet relevante në terme të ruajtjes së integritetit territorial, sovranitetin, të drejtat dhe interesat e Republikës së Serbisë dhe qytetarëve të nacionalitetit serb në Kosovë”, thuhet në iniciativën e PPS-së.

    Siç raportonte Danas, hera e fundit kur ishte thirrur seancë për të diskutuar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, ishte maji i vitit 2019.

    Ajo seancë u bojkotua nga shumica e deputetëve të opozitës pas vendimit për bojkotimin e punimeve të Kuvendit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!