×
  • Lajme
  • Lajme

    Joe Biden nis Samitin për Demokraci ku do të marrë pjesë edhe presidentja Osmani

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 14:42

    Ka nisur Samiti i Demokracisë në SHBA, i cili do të mbahet për dy ditë me radhë.

    Ky samit ka nisur me fjalimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

    Në këtë samit virtuelisht do të marrë pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Në njoftimin nga Presidenca është bërë e ditur se Presidentja Osmani në fjalën e saj në këtë Samit do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

    Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtuelisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!