×
  • Lajme
  • Lajme

    Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe se pse po bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 12:26

    Anëtarët e Partisë së Pavarur Liberale Serbe kanë kaluar në këmbë pikëkalimin kufitar në Merdare në shenjë proteste për ndalimin e shpeshtë të zyrtarëve të kësaj partie në pikëkalimet kufitare me Serbinë nga ana e MUP-it serb.


    Anëtari i kësaj partie dhe njëherit këshilltar politik për komunitete i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq i cili gjatë ditës së djeshme u ndalua për disa orë nga policia serbe tek Dheu i Bardhë tha se nga policët serbë është pyetur se pse po bashkëpunojnë me Qeverinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq kryetari i Partisë së Pavarur Liberale Serbe, Slobodan Petroviq i cili ditë më parë u sulmua edhe fizikisht ka thënë se këto veprime nuk mund t’i frikësojnë ata që të punojnë në të mirë të bashkëjetesës me dy popujve në Kosovë.  /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!