Komuna e Kaçanikut gjatë periudhës janar-mars të këtij viti ka qenë mjaft dorëlirë për shpenzimin e parasë publike, derisa vetëm për telefoni fikse ka shpenzuar 915 euro apo 595 euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq për telefoni mobile gjatë tre muajve të parë të vitit ka shpenzuar 2 mijë e 72 euro apo një mijë e 148 euro më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, në Komunën e Kaçanikut kanë thënë se këto shpenzime janë rritur për shkak të faturave të grumbulluara nga fundviti i kaluar. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaftë gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së, derisa opozita ka kritikuar raportin e shpenzimeve buxhetore për muajin janar-mars të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Ekrem Raka, këshilltar në KK të Kaçanikut nga radhët e iniciativës qytetare “Lista për Kaçanikun”, ka thënë se për tre muaj, Komuna ka shpenzuar rreth 3 mijë euro për telefona. “Gjatë periudhës 1 janar – 31 mars 2019, sektorët e Komunës së Kaçanikut i kanë shpenzuar 915.96 euro për telefona fiks ose 595.54 euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.