×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli në 11 vjetorin e Kushtetutës bënë thirrje për forcimin e sundimit të ligjit

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 20:56

    Kryekuvendari Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se Kushtetua është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj duhet të jetë e qartë se vetëm duke e respektuar atë, do të respektohet dinjiteti e vetvetes, shkruan Reporteri.net.


    Veseli tha se ka koenciduar që data e Kushtetutës, 9 prilli 2008, të jetë edhe data e thyerjes së kufirit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në prillin e vitit 1999.

    “Ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi që ndryshuan epokat. Ëndrra jonë për liri nuk ishte vetëm ëndërr për ta larguar Serbinë përgjithmonë nga Kosova. Ishte po ashtu ëndërr për të ndërtuar një shtet të pavarur, sovran dhe të bazuar në vlerat më të lartë të demokracive perëndimore. Kushtetuta e Kosovës, në vlerat dhe parimet e saj, sublimon këtë ëndërr të madhe, tanimë të bërë realitet”, theksoi Veseli.

    Ai më tej ka deklaruar se sundimi i ligjit është parimi themelor, pa të cilin nuk mund të ecet përpara në përmbushjen e vizionit për shtetin, e as të mbahet Kosova si një vend i shpresës, perspektivës për të rinjtë e saj dhe për të gjithë qytetarët dhe komunitetet.

    “Sundimi i ligjit është substancë jetike e vetë qenies sonë si Komb. Kemi arritur suksese deri tani dhe mund t’i shënojmë ato me krenari. Por, në rrethanat tona, duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mire, edhe më drejt se çdo shtet tjetër. Sepse, çmimi që dhamë dje dhe synimi që kemi sot janë të mjaftueshme për ta kërkuar këtë”, deklaroi Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!