×
  • Lajme
  • Lajme

    Kafe, ushqim e pije – Ministria e Hajrullah Çekut i bën “rrush e kumbulla” 90 mijë euro

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 22:33

    Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, që drejtohet nga Hajrulla Çeku ka vendosur që t’i shpenzoj 90 mijë euro në pije, ushqim e kafe.

    Kafe, expresso, makiato, pije, çaj, hamburgerë, omleta, pica, makorona e shpageta. Këto janë vetëm disa nga produktet që do t’i konsumojnë punëtorët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit për një kohë.

    Sigurimin e këtyre ushqimeve dhe pijeve, ky institucion e ka bërë duke shpallur tender.

    Vlera e tij kap shifrën e hiç më pak se 90 mijë euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net

    Për  tenderin “Shërbime të hotelerisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shërbime dhe furnizime me ushqim dhe pije për stafin e MKRS-së”, në garë kanë qenë dy kompani, derisa fituese është shpallur  “D.P.H.,,Luzern”.

    Ministri a Kulturës ka paraparë që për secilën pije të paguaj nja 40 centë, derisa për ushqim 60 centë.

    “Vlera e parashikuar e kontratës: 90 000,00. Çmimi total për pjesën i pijet e ftohta dhe të ngrohta 0,40.  Çmimi total për Pjesën e ushqimet; 0,60. Vlera e përgjithshme e kontratës 47,80”, shkruan në njoftimin e bërë në KRPP.

    Është bërë me dije se kontrata mes kompanisë fituese dhe  ministrisë do të nënshkruhet me  28.04.2022.

    Në dosjen e tenderit janë treguar me detaje se çfarë pije dhe ushqimi janë planifikuar të blihen me 90 mijë euro.

    “Kafe Expresso. Kafe makiato e vogël . Kafe makiato e madhe . Kafe kapuçino . Kafe turke. Nes – kafe .Qumësht me çokolladë (bambi) .Çaj – Filtër  (të gjitha llojet) . Pije ne kanaçe 330 ml. (coca cola , fanta, sprite, biter limon, tonik, shëeps, çaj i ftohtë ) . Lëngje frutash  paketim qelqi  250 ml.  (pjeshkë, mollë,  portokall, dredhëz, dardhë, ananas, vishnje, xhus, etj.) Ujë natyral   0.5 litërUjë i gazuar  0.5 litër. .Ujë natyral (qelq)  0.25 litër. Omlet me proshutë (ve, proshutë, dekorim)  – 300  gr.  Omlet me djathë (ve, djath, kaçkavall) – 300  gr.  Omlet me këpurdha (ve, këpurdha, dekorim) – 300 gr.  Pogaqe për një person (diameter 13cm) me lang. Kaçkavall te fërguar – 200 gr.  Makarona boloneze  – 300 gr  . Shpageta  boloneze – 300 gr”, e shumë produkte të tjera./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!