×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrest shtëpiak njërit prej tre të arrestuarve për vrasjet në Gllogjan

    Reporteri
    11 Janar 2022 | 11:15

    Njërit prej tre të arrestuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, shkruan Reporteri.net.

    Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, në një përgjigje për Reporteri.net konfirmoi arrestin shtëpiak për të dyshuarin M.M.

    “Ju njoftoj se njëri prej të pandehurve, me propozim të prokurorit të çështjes, masa e paraburgimit i është zëvendësuar e masën e arrestit shtëpiak ndërsa, dy të pandehurve të tjerë ju është vazhduar masa e paraburgimit”, u shpreh Zhuti.

    Pasditen e 26 nëntorit, në Gllogjan ishin vrarë tre persona e një ishte plagosur pas të shtënave me armë në drejtim të autobusit. Autobusi që po bartte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan ishte zënë në pritë siç thuhet nga një person, i cili kishte shtënë me kallashnikov në drejtim të automjetit. Të vdekur mbetën shoferi i autobusit, dhe dy nxënës të moshave 17 e 18-vjeçare.

    Si të dyshuar ishin arrestuar më 11 dhjetor tre persona, H.M., K.M. dhe M.M, për veprat “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

    Një ditë pas, të dyshuarve u ishte caktuar masa e paraburgimit./Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!