×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Fokus

    Kandidatët më të vlerësuar mbeten jashtë propozimit të Qeverisë për Bordin e ZRRE-së

    Reporteri
    30 Shtator 2026 | 19:30

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 25 shtator, për emërimin e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ia ka propozuar Kuvendit katër emra.

    Por, jo të gjithë të propozuarit janë në mesin e katër kandidatëve më të vlerësuar nga komisioni që i ka vlerësuar aplikacionet e tyre si dhe i ka intervistuar kandidatët.

    I propozuari i parë është Driton Gojani, i cili ka qenë i dyti në listën e Komisionit vlerësues.

    Ndërkohë që nuk janë propozuar Petrit Pepaj, që ka qenë më i poentuari nga Komisioni, si dhe Gani Bucaj e Skendel Mulolli që bazuar në vlerësimet e komisionit kanë qenë të renditur në pozitat 3 dhe katër.

    Në vënd të tyre janë propozuar kandidatët që në listë kanë qenë të renditur në vendin e pestë, tetë dhe nëntë. Ata janë Lutfije Dervishi, Senad Domuzeti si dhe Hana Jakupi.

    Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.

    “Kandidati më i vlerësuar, si dhe kandidatët e renditur në vendin e tretë dhe të katërt, nuk janë propozuar fare nga Ministria e Ekonomisë. Nëse vlerësimi profesional nuk respektohet, atëherë për çfarë bëhet vlerësimi? Kjo është tragjike për shtetin tonë. Kjo është vrasje e meritokracisë dhe e besimit se në institucione mund të avancosh me dije, përvojë dhe rezultat”, ka shkruar Sadiku në një status në Facebook.

    Gjithashtu ka reaguar edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramdani, i cili këtë e ka quajtur skandal të radhës.

    “Skandali i radhës: Qeveria karate propozimit për Bordin e ZRRE-së. Nuk propozohen më të mirët në poentim. Kjo i bjen që konkursi nuk ka vlerë në këtë pushtet. Meritokracia është shkelur brutalisht”, “>ka shkruar Ramadani në një status në Fecebook.

    Ai ka thënë se nuk janë propozuar më të mirët në poentim, por më të dobëtit.

    “Më 28.04.2026, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shpallë konkurs për anëtarë të ZRRE. Më 10.07.2026 është themeluar Komisioni Rekomandues ad hoc. Më 17 dhe 18 gusht, Komisioni ka renditur kandidatët sipas pikëve të fituara në intervistë. Por, më të mirët në poentim nuk propozohen për Bordin e ZRRE, por më të dobëtit. Pra, i pari, i treti, i katërti, e gjashta, e shtata nuk propozohen nga Qeveria. Qeveria propozon të dytin, të pestën, të tetin dhe të nëntën”, ka shkruar Ramadani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!