×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i NISMA’s për Podujevë: Vozis veturë modeste, Ferrari 70-80 mijë eurosh

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 7:55

    Kandidati nga NISMA për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, i ftuar në një debat zgjedhor për të prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 17 tetorit, u pyet edhe për veturën që e posedon, shkruan Reporteri.net.


    Ai tha se vozitë një veturë “modeste” të tipit Ferrari. I pyetur nga gazetarja se si mund të quhet modeste një veturë e tipit “Ferrari” dhe cila është vlera e saj, Hasani duke qeshur thotë se vlera e veturës që vozitë është 70-80 mijë euro.

    “Pse? 70-80 mijë euro. Si krejt kandidatët e tjerë”, përgjigjet ai.

    Ndërkohë, i njëjti më vonë ka publikuar në rrjete sociale edhe veturën që e posedon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!