×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut: S’e pranojmë konceptin e kombit statistikor

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 21:09

    Kandidati për president, Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, fushatën e filloi nga sheshi Skënderbeu në Shkup.


    Ai tha se shqiptarët e përçarë duhet paraprakisht të arrijnë konsensusin me vëllain para konsensusit me fqinjin.

    Reka tha se shqiptarët në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë se nuk e pranojnë konceptin e kombit statistikor.

    “Me votën tuaj tregoni se ne nuk jemi 20 përqindëshi anonim siç na trajtojnë 20 vite. Dëshmoni se ju nuk e pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar. Sepse deri më tash shqiptari asnjëherë nuk u zgjidh president i këtij vendi, ishim 100 për qind tatim pagues, por ende tash e 20 vite na trajtojnë 20”, ka thënë Reka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!