×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja për presidente të Maqedonisë: Do të isha martuar me një burrë shqiptar

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 15:45

    Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, fokusi i dy kandidatëve të mbetur në garë është tek votuesit shqiptarë. Dy kandidatët, Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga partitë qeveritare, po bëjnë çmos që të binidn votuesit shqiptarë të votojnë në rrethin e dytë për ta.


    Gordana Siljanovska ditëve të kalura shkoi aq larg sa që tha se “Unë do të isha martuar me një burr shqiptarë” ndërsa tani Stevo Pendarovski ka bërë një video ku u uron myslimanëve festën e ramazanit dhe ju dëshiron agjërim të lehtë.

    “Të nderuar besimtarë të fesë islame,
    Jemi disa ditë para fillimit të muajit më të shenjtë të myslimanëve, muajit të Ramazanit, muaji i agjërimit, solidaritetit dhe afërsisë në mes njerëzve.
    Më lejoni të ju uroj agjërim të lehtë për ju dhe për të afërmit tuaj. Le të jetë ky muaj i solidaritetit në mes vesh, muaj kur do ta falim njëri tjetrin, muaj në të cilin do të vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri solidare, ashtu siç edhe Zoti na këshillon. Ndajeni të mirën me të tjerët rreth jush. Ju uroj agjërim të lehtë”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!