×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detajet

    Kanoset kryesuesi i një vendvotimi në Shtime, Policia në kërkim të të dyshuarit

    Reporteri
    12 Tetor 2025 | 18:16
    Foto ilustruese

    Kryesuesi i një vendvotimi në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime është kanosur sot nga një person.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Ai bëri me dije se i dyshuari është identifikuar tashmë dhe se Policia është në kërkim të tij.

    “Sot, rreth orës 15:40 në shkollën ” Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit.
    I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”, ka deklaruar Veseli./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!