Stina e pranverës po ofron dhe me atë edhe gjendja alarmante gripit sezonal në Kosovë ka kaluar. Vetëm në javët e para të muajit mars ka pasur dukshëm të sëmurë me influencën A. Kështu të paktën thonë drejtuesit e tri klinikave në QKUK.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramandani tha se deri më tani janë rreth 25 të trajtuar, ku katër prej tyre në gjendje më të rëndë.
“Këto dy javët e fundit, sidomos javën e fundit, të këtij muaji kemi një rënie të sëmundjes epidemike të gripit. Ne shpresojmë që javën që vjen ajo do të ulet, të kemi rënie të valës epidemike”, tha ai për televizionin publik.
Rukije Mehmeti drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë ka thënë se “është shumë e rëndësishme sepse tek ne, ekziston ajo që kur sëmuret dikush të vrapojmë dhe ta vizitojmë në shtëpi. Mirëpo, është mirë që të mos ketë dyndje të njerëzve në kohën e virusit”.
“Në Emergjencën Pediatrike kontrollohen 100, ndodnjëherë më shumë, ka ditë 140 ose 150 fëmijë. Kemi periudha edhe pak më të qeta, mirëpo kuptohet që gjatë dimrit numri i fëmijëve që kontrollohen është shumë i lartë”, tha Drita Telaku, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.