×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër spitale të përgjithshme nuk kanë pacientë të shtrirë me COVID-19

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 9:55

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19.

    Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë të spitalizuar me Covid-19.

    Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë SHSKUK-në, të shtrirë janë tetë raste të konfirmuara me COVID-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.

    Me oksigjenoterapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar dy pacientë.

    Në Klinikën Infektive janë katër pacientë, Klinikën Pulmologjisë 27 pacientë post-COVID, në Mjekim Intensiv dy pacientë. Ndërkaq nga Spitali i Prizrenit janë katër pacientë, Spitali i Ferizajt një pacientë dhe Spitali i Pejës dy pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!