×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK-u tregon se kur do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit dhe kthimin e ngrohjes në Prishtinë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 11:29

    “Termokos” ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e saj në Prishtinë, me arsyetimin e se e kanë pasur të pamundur të furnizohen me avull nga KEK-u.

    Kjo e fundit ka reaguar duke thënë se sipas planeve, njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e “Termokos”-it me avull për ngrohje qendrore.

    “Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) që prodhojnë rreth 390 MË/h. Ndërsa ne Kosovën B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1. Sido qe te jete, për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet për intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim nesër në mëngjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit me avull për ngrohje qendrore. Duke falënderuar palët e përfshira për mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim të qëndrueshëm me energji ne kushtet aktuale të krizës sezonale dhe globale energjetike”, thuhet në reagimin e KEK-ut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!