Presidentja e Kosovës Vjosa Osman ka thënë se mirëpret deklaratën e Administratës Amerikane që i kërkon Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën. Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë qëndrojnë pranë Kosovës dhe popullit të saj.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tjerë për sigurinë e vendit.

Po ashtu presidentja Osmani ka thënë se mirëpret deklaratën e administratës amerikane dhe aleatëve tjerë për vënë para drejtësisë kryerësit sulmit terroriste kundër Policisë së Kosovës, për të ulur tensionet.

Reklamë

“Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi”, ka shkruar Presidentja Osmani në ‘X”.

Uashingtoni i bëri sot thirrje Serbisë të tërheqë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh ushtarak të Serbisë përgjatë kufijve me Kosovën, që përfshin artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Reklamë