×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet shtyrja e procedurave për ish-krerët e UÇK-së, avokati i Haradinajt infektohet me koronavirus

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 10:35

    Ka nisur seanca gjyqësore ndaj krerëve të OVL-UÇK-së Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, por me të nisur, ajo mori pauzë prej 1 orësh.

    Avokati i Haradinajt, Toby Cadman, ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, me ç’rast ka kërkuar që procedurat aktuale të shtyhen.

    Ai po ashtu njoftoi se edhe Haradinaj gjendet në karantinë.

    “Po kërkoj një shtyrje të përkohshme që të kontaktoj me z.Haradinaj dhe të shohim se a është për të vazhduar apo është pro shtyrjes. Zoti Haradinaj nuk është i pranishëm, ka qenë e pamundur të kontaktoj me të dhe nëse nesër do të jetë në Gjykatë, hetuesi ynë nuk është gati të jetë në seancë për shkak se duhet për pret për testin PCR”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!