×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkuan azil në Francë, riatdhesohen 50 shqiptarë

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 12:51

    Janë rikthyer në Shqipëri 50 shtetas të cilët u riatdhesuan nga Franca drejt vendit për shkak të shkeljes së rregullave të lëvizjes në zonën Shengen.


    Shqiptarëve i është mohuar e drejta e azilimit në Francë. Zv.ministrja e Brendshme Rovena  Voda ka kërkuar nga shqiptarët që të mos tentojnë azil në vendet e BE-së pasi Shqipëria shihet si vend i sigurt.

    “Ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke komunikuar me Ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.

    Kështu që udhëtimi në këto vende me qëllimin për të kërkuar azil, jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar, është një hap që kushton dhe jo vetëm shpenzon, por do t’i kufizojë këta shtetas edhe në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së.

    Unë dëshiroj të kujtoj që Shqipëria është një vend i sigurt, pra është në listën e vendeve të sigurta dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e BE-së”, ka theksuar Voda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!