×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Këto janë top 10-shet e partive politike për zgjedhjet e 7 qershorit

    Reporteri
    13 Maj 2026 | 13:53

    Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, qysh mbrëmë kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. E fundit që publikoi listën me 110 kandidatët për deputet ishte Partia Demokratike e Kosovës.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje është Albin Kurti ai që do t’i prijë listës, ndërsa në top 10 janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.

    Në Partinë Demokratike të Kosovës bartës i listës është Bedri Hamza, derisa në 10-she janë:

    Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Arben Mustafa, Sala Jashari dhe Enver Hoxhaj.

    Te Lidhja Demokratike e Kosovës, bartëse e listës është ish-Presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i partisë, Lumir Abdixhiku. Pas tyre renditen Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.

    Te kjo parti, për dallim nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, kësaj radhe, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti janë përjashtuar nga dhjetëshja.

    Te AAK-ja, artës i listës është Ardian Gjini, i cili pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj.

    Kreu i AA-së, Ramush Haradinaj, renditet i 11-ti.

    KQZ-ja ka paralajmëruar se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit për Kuvendin e Kosovës, do t’i nënshktrohen procesit të verifikimit institucional.

    Përmes këtij procesi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kontrollojë nëse kandidatët për deputetë i përmbushin kriteret ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!