Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video që shpjegon qëndrimin e ish-kryeministrit Pandeli Majko në Mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste që u zhvillua një ditë më parë.
‘Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen’, kështu shkruan Berisha në postimin që shoqëron videon
. Pra ky është interpretimi i Berishës.
Por çfarë raportuan mediat ditën e djeshme për Majkon?
Duke ngritur alarmin se kjo situatë rrezikon rezultatin zgjedhor të partisë veçanërisht në Tiranë, Majko u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë zyrtarëve të përfshirë në këto materiale ose në lidhje me krimin që të japin dorëheqjen menjëherë, përpara se këto pamje të bëhen publike.