×
  • Lajme
  • Lajme

    KFOR-i intervenon nëse ka përshkallëzim e dhunë më 1 shtator, thotë Kurti

    Reporteri
    25 Gusht 2022 | 13:51

    Nuk do të ketë më shtyrje të masave të reja të qeverisë kosovare, tha kryeministri Albin Kurti në një prononcim për “Bloomberg”, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Për zbatimin e tyre që nis nga 1 shtatori, Albin Kurti tha se pritet të jetë “ditë e qetë dhe e zakonshme”.

    Megjithatë, në rast të një skenari të kundërt me këtë “qetësi e zakonshmëri” në një “përshkallëzim dhune”, kryeministri tha se “policia e [Kosovës] dhe 3 mijë e 800 forcat e KFOR-it do t’i japin fund asaj”.

    Megjithatë, Kurti, në jetëgjatësinë politike të tij, rolin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë e shihte si ruajtëse të Rezolutës 12/44 e jo të pavarësisë së shtetit.

    “KFOR-i e mbron Rezolutën 1244. Ne duhet ta mbrojmë pavarësinë, nuk e mbron KFOR-i pavarësinë”, thoshte Kurti në foltoren e Kuvendit të Kosovës, atëbotë opozitar.

    Në anën tjetër, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, gjithashtu kanë thënë se në rast të trazirave do të intervenojnë sipas mandatit të dhënë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, përkatësisht Rezolutës 12/44./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!