Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka përsëritur se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
“I takon secilës parti të mbajë qëndrimet e veta. LDK e ka bërë të qartë se nuk kemi marrëveshje me VV-në, rrjedhimisht nuk kemi votë për asnjë kandidat të tyre”, deklaroi ajo.
Kica-Xhelili kritikoi edhe kryesuesin e seancës, Avni Dehari duke thënë se nuk u lejua kohë e mjaftueshme për konsultime ndërmjet grupeve parlamentare në seancën e së dielës.
Sipas saj, kjo situatë po i shkakton humbje të mëdha Kosovës.
Megjithatë, ajo theksoi se LDK po merr pjesë në procesin e votimit.
Ajo tha se LDK nuk po taktizon.