×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gruaja që vdiq nga aksidenti tragjik që ndodhi më 7 mars në Gjilan

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 12:03

    Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë si pasojë e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi më 7 mars në qendër të Gjilanit ku një person humbi jetën po atë ditë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.


    Fjala është për Fatime Islamin e moshës 84 vjeçare e cila nuk arriti ti mbijetoj plagëve të marra para 55 ditësh, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ishte e hospitalizuar që nga 7 marsi, por në fund u ‘dorëzua’ dhe ndërroi jetë, për tu bërë kështu viktima e dytë nga aksidenti i tmerrshëm që ‘terrorizoi’ Gjilanin por jo vetëm.

    Rikujtojmë që edhe Qerim Qoqaj 63 vjeç kishte ndërruar jetë në atë aksident, teksa dhjetëra të tjerë mbeten të lënduar.

    Aksidentin e shkaktoi kamioni pasi thuhet i kishte frenat në defekt.

    Kujtojmë se Mustafë Avdija nga Peja, që po voziste kamionin më 7 mars kur ndodhi aksidenti tragjik që la një person të vdekur e shumë të tjerë të lënduar, iu është ndryshuar masa e arrestit nga paraburgimi në burg shtëpiak. /Reporteri.net/.

    Aksidenti i 7 marsit me kamion në Gjilan, vdes edhe personi i dytë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!