Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën po mbahet seanca fillestare në rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Vetë Kurti erdhi në këtë seancë në cilësinë e të dëmtuarit.
Në seancën ku po merr pjesë edhe Kurti, Klinaku dhe Selmani nuk e pranuan fajësinë.
Klinaku s’e pranoi fajësinë, duke konsideruar se nuk ka vepër penale në atë çfarë ka thënë për Kurtin.
“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”.
I pafajshëm u deklarua edhe Selmani.
“Jo, nuk e pranoj”, tha ai./Reporteri.net/