×
  • Lajme
  • Lajme

    “Komandant i Dukagjinit”, Rrustem Berisha i përgjigjet Gazmend Muhaxherit

    Reporteri
    06 Shtator 2021 | 9:26

    Rrustem Berisha, ish-komandanti i Koshares i cili tash kandidon për kryetar të komunës së Pejës, ka thënë që synon që të gjithë përvojën ta fokusojë në të mirën e qytetarëve të kësaj komune.


    “Gjatë jetës time kam pasë shumë detyra me përgjegjësi dhe kam shërbyer qoftë në shërbim të lirisë, qoftë në shërbim të ndërtimit të institucioneve të shtetit. Duke marrë parasysh problematikat me të cilat ballafaqohet vendlindja ime, kam menduar që tërë eksperiencën time dhe angazhimin tim që ta përdori për të mirën e qytetarëve të Pejës duke i ofruar një program të mirë qeverisës dhe një ekip profesional”.

    Tutje Berisha ka thënë në Klan Kosova se është pritur shumë mirë nga qytetarët e Pejës gjatë aktiviteteve që i kanë pasë para fushatës.

    “I kemi vizituar të gjitha lagjet dhe fshatrat dhe kemi biseduar për problemet që i kanë qytetarët. Vërtetë jam i kënaqur me pritjen dhe me formën se si ata po i tregojnë brengat e tyre dhe mbi bazën e atyre kërkesave jemi në përfundim të programit qeverisës. Mendoj që Peja nuk është menaxhuar siç duhet dhe ka nevojë për ndryshim”.

    Berisha ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit aktual të Pejës, Gazmend Muhaxherit, i cili ka thënë që ai është “komandant i Dukagjinit”.

    “Ajo është një retorikë që Muhaxheri e përdorë gjatë fushatës. S’kam kundër tij asgjë, por ndaj formës se si e menaxhon qytetin e Pejës dhe mundësive për ndryshim që i ka pasë. Ka qenë 8 vjet si kryetar i komunës dhe ka pasë mundësi me tregu veten brenda këtij afati. Zakonisht nuk i komentoj deklaratat e të tjerëve, por vëretetë Muhaxheri është dashur që të japë sqarime para qytetarëve, cila premtimet i ka dhënë gjatë kohës së fushatës dhe sa prej tyre janë realizuar. Deklaratat janë më tepër në kohën e fushatës, me tërheq vëmendjen prej punëve që është dashur të kryhen dhe nuk janë kryer dhe me drejtu diskutimin në një fushë tjetër”.

    “Atij ju kanë arrestuar katër drejtorë dhe disa zyrtarë të komunës duke përfshirë edhe shefin e kabinetit dhe ai ka përgjegjësi për ata njerëz”, u shpreh tutje Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!