×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës hap tenderin në vlerë prej 350 mijë euro për ta zgjidhur problemin e qenve endacakë

    Reporteri
    06 Maj 2022 | 17:03

    Komuna e Prishtinës, në krye me Përparim Ramën, kanë planifikuar që me një buxhet prej 350 mijë euro ta zgjidhin problemin me qentë endacak, i cili tash e sa vite është bërë shqetësimi i madh për qytetarët e kryeqytetit.

    Tenderi tashmë është hapur, mirëpo nuk ka ndonjë përshkrim i cili tregon se si do të trajtohen qentë endacakë, njofton Zyra e Prokurimit Publik.

    Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së kontratës thuhet se trajtimi i tyre do të bëhet “sipas përshkrimit teknik të dhënë në dosjen e tenderit,” e që nuk është dhënë ndonjë detaj tjetër lidhur me këtë.

    Sipas dokumentit, ky tender do të jetë i hapur deri më 23 maj.

    Po ashtu, ky tender, në bazë të dokumentit, është i ndarë në disa lote e që përfshijnë disa lagje të Prishtinës dhe zona rurale të kryeqytetit.

    Me këtë tender parashihet të zgjidhet problemi me qentë endacakë sipas lotit të parë në Qendër të qytetit, si dhe në lagjen Dardania, Ulpianë, Mahalla e Muhagjerëve, Kodra e Diellit, Dodona, dhe Tophane.

    Ndërsa, në lotin e dytë përfshihen Kalabria, zona industriale me tregun me shumicë dhe Prroi i Njelmët.

    Loti i tretë përfshin lagjet Arbëria, Vranjevci, Shkabaj, Sinidoll, Bardhosh e përveç këtyre janë edhe 3 lote të tjera me të cilat sipas tenderit parashikohet trajtimi i qenve endacakë në të gjitha lagjet e Prishtinës dhe në zonat rurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!